This site uses cookies to provide you with a more responsive and personalised service. By using this site you agree to our use of cookies. Please read our PRIVACY POLICY for more information on the cookies we use and how to delete or block them.

BDO ALBANIA sh.p.k. Politika e Privatësisë në Faqen e Internetit

Kjo është politika e privatësisë ("Politika e Privatësisë") për BDO Albania sh.p.k. me faqen kryesore në domain-in bdo.com ("Faqja"). Kjo Faqe është vënë në dispozicion nga BDO Albania sh.p.k. ("BDO Albania" ose "ne" ose "jona"). Kjo Politikë e Privatësisë përcakton rregullat tona në lidhje me grumbullimin, përdorimin dhe prezantimin e informacioneve të klasifikuara si personale ("Informacione Personale") nga përdorimi i kesaj Faqe nga një individi. Përdorimi i kësaj faqeje nënkupton të kuptuarit dhe pranimit të kushteve të Politikës të Privatësisë.

Kjo Politikë Privatësie është përfshirë në dhe është pjesë e termave dhe kushteve të faqes së internetit të BDO Albania, të cilat përcaktojnë mënyrën e përdorimit nga ana juaj të kësaj faqeje në përgjithësi, dhe duhet të lexohen sikur Termat dhe Kushtet dhe Politika e Privatësisë janë një dokument i unifikuar.

Për shmangien e keqkuptimeve, kjo Politikë e Privatësisë vlen për të dhënat personale të mbledhura nëpërmjet kësaj faqeje, por jo për aktivitetet offline të biznesit të BDO Albania.

Në cilat rrethana ne grumbullojmë Informacionin tuaj Personal?

Informacioni Personal

Kur ju na dërgoni një kërkesë me e-mail apo pyetje përmes seksionit "Na kontaktoni" të kësaj faqeje, ne marrim emrin tuaj, adresën postare, numrin e telefonit, adresën e-mail dhe informacione të tjera në lidhje me pyetjen / kërkesën tuaj. Ne gjithashtu marrim Informacione Personale, si pjesë e proceseve tona të rekrutimit dhe kur ju paraqisni formularin e aplikimit për punësim në internet, ju krijoni një "Profil Online" për veten dhe dërgoni Informacion Personal, i cili përfshin emrin tuaj, adresën postare, numrin e telefonit, adresën e -mail dhe informacione të tjera lidhur me punësimin. Këto Informacione Personale mbahen vetëm për periudhën e nevojshme për plotësimin e kërkesës tuaj, ose që ka të bëjë me aplikimin tuaj të punës. Ne gjithashtu mund të marrim, herë pas here, Informacione Personale shtesë nga ju, me anë të formateve të tjera në këtë faqe, përmes korrespondencës e-mail, apo mjeteve të tjera online. Informacioni i kërkuar do të jetë minimumi i mundshëm që i nevojitet BDO Albania sh.p.k. për të shqyrtuar kërkesën tuaj. Në rast se kërkohet informacion shtesë, ju do të viheni në dijeni dhe dhënia e tij është vullnetare. Informacionet shtesë kërkohen vetëm për të na mundësuar t’u japim përgjigje sa më të përshtatshme kërkesave tuaja.

Nëpërmjet kësaj Faqeje, nuk do të kërkohen, informacionet sensitive përveç se kur kërkohet me ligj, si pjesë e procesit të rekrutimit. Informacionet sensitive mund të përmbajnë të dhëna në lidhje me: racën ose prejardhjen etnike; bindjet politike; besime të ngjashme fetare ose të tjera; shëndetin fizik ose mendor; orientimin seksual apo dosje penale. Kur ju paraqisni këtë lloj informacioni sensitiv kjo do të nënkuptohej se ju keni shprehur pëlqimin për të përdorur këto informacione në lidhje me qëllimin për të cilin është dhënë.

Informacioni Teknik

Kur ju vizitoni këtë Faqe, ne mund të mbledhim informacione teknike që, në vetvete, nuk ju identifikon me emër. Ky informacion mund të përfshijë, për shembull, adresën e IP (Internet Protocol), cilat pjesë ju vizitoni në këtë Faqe interneti, faqet e tjera që ju vizitoni në Rrjet, dhe cilin shfletues rrjeti (browser) keni përdorur për të parë këtë Faqe. Këto të dhëna teknike përdoren për të matur dhe për të përmirësuar efektivitetin e kësaj Faqeje, për të ndihmuar në diagnostikimin e problemeve me serverin tonë, për të administruar këtë Faqe Interneti, për të parë se nga vjen trafiku i Faqes dhe për të identifikuar përdoruesit tanë. Ne gjithashtu mund të mbledhim informacione të tjera jo-personalisht të identifikueshme nëpërmjet kësaj Faqeje, të tilla si aktiviteti i përdorimit të Faqes dhe preferencat, i njohur gjithashtu si të dhëna demografike apo të profilit. Ne aktualisht nuk e bëjmë, por rezervojmë të drejtën për të kombinuar të dhënat e përshkruara në këtë paragraf me të dhënat tuaja personale.

A i përdorim ne Cookies?

Ne mund të përdorim "cookies" për të mbajtur, dhe nganjëherë për të gjetur informacionin në lidhje me ju. Cookies janë skedarë të vegjël të të dhënave që janë dërguar në browser-in tuaj ose software të ngjashme nga një ‘Web server’ dhe ruajtur në hard drive-in e kompjuterit tuaj. Cookies gjurmojnë se ku ju lundroni në Faqe dhe çfarë ju shikoni. Duke vepruar kështu, një cookie mund të na mundësojnë të lidhim përdorim nga ana juaj të Faqes së internetit me  Informacionin tuaj Personal. Shumë faqe të tjera interneti përdorin cookies për qëllime shumë të ngjashme.

Shumica e browser-ave në rrjet mund t’ju informojnë kur një cookie është dërguar te ju dhe t'ju ofrojë mundësinë që të refuzoni atë cookie. Përveç kësaj, Flash Player-i juaj mund të programohet për të refuzuar ose për të fshirë Flash cookies. Përgjithësisht refuzimi i një cookie nuk pengon përdorimin Faqes së Internetit nga ana juaj. Megjithatë, në disa raste, refuzimi i një cookie mund t’ju pengojë në përdorim ose të ndikojë negativisht në funksionimin apo në shfaqjen e fushave të caktuara ose pjesëve të Faqes së Internetit.

A përdorim ne Web Bugs

Ne mund të përdorim "web bugs" (të përshkruara më hollësisht më poshtë) në këtë Faqje ose në komunikimet tona me ju për të verifikuar vëzhgimin dhe / ose marrjen e komunikimit. Një "web bug" është zakonisht një imazh transparent, një-pixelsh (por mund të jetë një imazh i dukshëm gjithashtu), i vendosur në një faqe interneti ose në një e-mail, i cili mund të dërgojë, në një vend tjetër në internet, informacionin që bën të mundur verifikimin nëse është parë apo marrë nga një individ një faqe interneti apo një e-mail.

Përdorimi i Informacionit Personal

Ne përdorim Informacione Personale të mbledhura në dhe nëpërmjet kësaj faqeje për qëllime të ndryshme gjatë rrjedhës së biznesit si përcaktohet më poshtë. Informacionet Personale përdoren vetëm për qëllimin specifike për të cilat janë dhënë, përveç në rastet kur ju në mënyrë eksplicite zgjidhni të merrni informacione të tjera nga BDO Albania. Kur kërkohen materiale ose i kërkohet dikujt të kontaktojë me ju mund të nevojiten dhe merren dhe informacione të tjera që mund të jetë me interes. Për shembull:

  • Për t'ju përgjigjur kërkesave që ju na dërgoni me e-mail ose në rubrikën "Na kontaktoni";

  • Për përpunimin e kërkesave tuaja dhe  dërgimin e materialeve të kërkuara;

  • Për të kontaktuar me ju, kur ju kërkoni informacion shtesë;

  • Për t’ju dërguar postë dhe mesazhe elektronike mbi promovimin e produkteve dhe shërbimeve tona. (Ju mund të zgjidhni të mos pranoni mesazhet promovuese në e-mail nga ne, siç përshkruhet në seksionin "Opt-out" më poshtë.)

A i shpërndajmë Informacionet tuaja Personale?

Ne mund të kontraktojmë me kompani të tjera apo individëve për të siguruar shërbimet që ju kërkoni nga ne ose për të vepruar në këtë Faqe ose në aktivitetet tona të biznesit. Kompani të tilla mund të kenë qasje në Informacionet tuaja Personale për përdorimin e tyre në lidhje me këto qëllime.

Ne mund të përdorim ofrues shërbimesh të tretë për të zhvilluar dhe / ose mbajtur faqen tonë të internetit, për të mirëmbajtur dhe për të ruajtur bazat e të dhënave tona, për të transmetuar mesazhet tona e-mail, si dhe për të ofruar shërbime të tjera “back-end” për këtë Faqje. Në lidhje me këtë, ofruesit e tillë të shërbimeve mund të kenë qasje në të dhënat tuaja personale për ti përdorur për qëllimet tona në përputhje me Rregullat e Privatësisë.

Si rezultat i një shitje, të bashkimit, konsolidimit, ndryshimit në drejtim, transferimin e aseteve, riorganizimin ose likuidimin e kompanisë sonë ("Ndryshimeve Organizative"), ne mund të, transferojmë, të shesim ose të japim Informacionin tuaj Personal palëve të treta të përfshira në “Ndryshimet Organizative”

Herë pas here, mund të kërkohet të japim Informacionin Personal në përgjigje të një urdhëri të gjykatës, thirrje, hetimi qeveritar, ose siç ndryshe mund të kërkohet me ligj.

A keni opsione për mënyrën se si përdoret Informacioni juaj Personal?

Opt-Out

Nëse ju do të dëshironi që të mos merrni e-mail promocional ose të marketingut nga ne në të ardhmen, ju mund të na informoni duke na dërguar një e-mail në info@bdo.al duke deklaruar adresën e-mail që dëshironi që të hiqet nga lista jonë e postimeve. Megjithatë, opsioni juaj për të mos marrë e-mail promovues dhe të marketingut nuk do të na pengojnë nga korrespondenca me ju, me e-mail ose ndryshe, në lidhje me marrëdhënien tuaj ekzistues me ne. Kërkesa juaj “Opt-out” gjithashtu nuk do të zbatohet për korrespondencën që tashmë është nisur.

Siguria

Në përgjithësi standardet e pranuara të teknologjisë dhe sigurisë operative janë implementuar për të mbrojtur të dhënat personale nga humbja, keqpërdorimi, ndryshimi apo shkatërrimi. Të gjithë partnerët, të punësuarit dhe drejtorët janë të detyruar të mbajnë Informacionin Personal në mënyrë konfidenciale dhe vetëm personeli i autorizuar ka akses mbi këtë informacion.

Ju lutemi të bëni kujdes kur dërgoni Informacion Personal për ne me e-mail. E-maili nuk konsiderohet një mjet i sigurt për transferimin e informacionit.

Për shkak të natyrës së hapur të internetit, ne nuk mund të garantojmë që çdo informacion që ruhet në serverat tanë, apo që transmetohet nga ne tek ju dhe anasjelltas, nuk do të ketë akses të paautorizuar. Duke përdorur këtë Faqe, ju pranoni se i kuptoni dhe bini dakord për të marrë përsipër këto rreziqe.

Në rastet e ralla që ne besojmë se siguria e Informacionit tuaj Personal që ne posedojmë ose kontrollojmë mund të jetë kompromentuar, ne do t’ju njoftojmë për këtë. Nëse një njoftim është i përshtatshëm, ne do të përpiqemi për ta bërë këtë sa më shpejt të jetë e mundur në bazë të rrethanave, dhe për sa kohë ne kemi adresën tuaj e-mail mund t'ju njoftojë me e-mail.

Qasja dhe korrigjimi

BDO Albania merr përgjegjësinë për të konfirmuar saktësinë e vazhdueshme të Informacionit tuaj Personal. Kur praktikisht është e mundur, në qoftë se ju informoni BDO Albania se të dhënat tuaja personale nuk janë të sakta, atëherë korrigjimet e duhura do të bëhen.

Palët e treta

Ne nuk kemi asnjë kontroll mbi çfarë informacioni palët e treta gjurmojnë ose mbledhin, dhe ne nuk kemi asnjë përgjegjësi ose detyrim për çdo gjurmim, mbledhje të dhënash apo aktivitete të tjera të palëve të treta.

Rregullat kombëtare për përdorimin e Faqes

Ju përfaqësoni dhe garantoni që ju jeni banues në Shqipëri. Ju pranoni se ligji i Republikës së Shqipërisë do të zbatohet për Politikën e Privatësisë dhe Informacionit tuaj Personal pa kërkuar zgjedhje mbi  ligje të tjera apo në rast të konflikteve midis ligjeve.

Kë mund të kontaktoni në qoftë se ju keni pyetje ose shqetësime

Ju lutemi na kontaktoni në info@bdo.al për të raportuar çdo shkelje privatësie të njohur apo të dyshuar ose për të parashtruar pyetje apo ankesa lidhur me privatësinë.

A do të ndryshojë kjo Politikë e Privatësisë?

Nëse ka ndryshime ose shtesa në këtë Politikë të Privatësisë, ne do t’ju njoftojmë duke postuar këto ndryshime. Ndryshimet dhe shtesat në këtë Politikë Privatësie janë efektive që në momentin kur janë postuar. Ju lutem kontrolloni këtë faqe interneti periodikisht për të parë ndonjë ndryshim që mund të kemi bërë për Politikat tona të Privatësisë. Data e rishikimit të fundit të Politikës së Privatësisë: 15 shtator 2016.