This site uses cookies to provide you with a more responsive and personalised service. By using this site you agree to our use of cookies. Please read our PRIVACY POLICY for more information on the cookies we use and how to delete or block them.
  • Sektori i shitjes me pakicë dhe produkteve të konsumit

Sektori i shitjes me pakicë dhe produkteve të konsumit

Gjatë viteve të fundit, kompanitë e shitjes me pakicë dhe produkteve të konsumit kanë konkurruar në një industri që evoluon me shpejtësi. Zgjerimi ndërkombëtar, bashkimet dhe blerjet, shitjet online, shqetësimet për sigurinë kibernetike, dhe ndryshimet në zinxhirin e furnizimit kanë bërë që kompanitë të transformojnë modelet e tyre operacionale dhe të biznesit për t’ju përshtatur zhvillimeve më të fundit.
 
Njësia e BDO-së që lidhen me industrinë e konsumit i kupton faktorët që kanë riformatuar industrinë e shitjes me pakicë. Përmes shërbimeve të auditimit, taksave, dhe konsulencës, BDO i shërben një shumëllojshmërie biznesesh në industrinë e produkteve të konsumit dhe industrinë ushqimore dhe të pijeve.


Nëpërmjet studimeve dhe raporteve të herë pas herëshme, BDO kryen rregullisht publikime për të ndihmuar kompanitë të marrin vendime të duhura për biznesin e tyre. BDO gjithashtu kryen rregullisht sondazhe për të kuptuar faktorët që ndikojnë në besimin e konsumatorit dhe nivelet e shpenzimeve. Duke parë se shumë biznese shqyrtojnë mundësitë për të zgjeruar operacionet e tyre në tregun ndërkombëtar, BDO përdor rrjetin e saj të gjerë ndërkombëtar për t’ju siguruar klientëve njohuritë dhe burimet e nevojshme për tu zhvilluar në mjedise gjithnjë e më komplekse të biznesit ndërkombëtar.

BDO përdor një rrjet global të profesionistëve për të asistuar kompanitë të cilat kërkojnë të zgjerojnë biznesin e tyre jashtë vendit apo të shesin marka shqiptare në tregje të reja. Brenda vendit, BDO udhëzon kompanitë përmes çështjeve të shumta tatimore që hasin si dhe çështje tjera financiare.