This site uses cookies to provide you with a more responsive and personalised service. By using this site you agree to our use of cookies. Please read our PRIVACY POLICY for more information on the cookies we use and how to delete or block them.
  • Hoteleria, kazinotë e lojrat e fatit dhe argëtimi

Hoteleria, kazinotë e lojrat e fatit dhe argëtimi

Nxitur nga përmirësimi i trendeve ekonomike dhe sjellja e re e konsumatorit, ndryshime të shumta janë duke bërë presion mbi industrinë e lojrave të fatit, hotelerisë dhe argëtimit. Për kazinotë, numri i bashkimeve është rritur duke u zgjeruar ndërkombëtarisht. Kompanitë janë duke u bashkuar së bashku për të fituar më shumë pjesë të tregut dhe për të zvogëluar konkurrencën. Ndërkohë që hotele dhe resorte të reja vazhdojnë të ndërtohen, bizneset janë duke menduar për hapat e ardhshëm, duke vëzhguar nga afër preferencat e kohës.

BDO është një nga firmat e vetme globale me përvojë në sektorët e hotelerisë, kazinove e lojrave të fatit. Ne ofrojmë konsultime për hotelerinë, M & A, due diligence, ristrukturimin e borxhit dhe konsulecë taksash për klientët në të gjithë vendin dhe në mbarë botën.

Nëpërmjet artikujve, konferencave dhe raporteve kërkimore, profesionistët e BDO-së kanë një avantazh në trajtimin e çështjeve kritike të industrisë, duke publikuar përmbledhje dhe njoftime mbi një shumëllojshmëri sfidash dhe mundësish të reja. Ekipi ynë ndërkombëtar mban bizneset të përditësuara me ndryshimet legjislative dhe rregullatore, duke ofruar udhëzime proaktive në ristrukturimin dhe riorganizimin e operacioneve të kompanive në përputhje me tendencat e fundit në industrinë ku ata operojnë.

Përveç çështjeve të auditimit, kontabilitetit dhe konsulencave tatimore, ne kemi përvojë të gjerë në këshillimin e klientëve tanë në fusha si:

  • Rishikimi i biznesit dhe planifikimi strategjik;
  • Planifikimin dhe strukturimi i taksave;
  • Due diligence;
  • Blerje dhe shitje të korporatave;
  • Vlerësime;
  • Përputhshmëria me rregulloret financiare dhe të idustrisë;
  • Zhvillimi i sistemit të kontrollit dhe raportimit dhe funksioneve të auditimit të brendshëm;
  • Kontroll i sistemeve IT, etj.