This site uses cookies to provide you with a more responsive and personalised service. By using this site you agree to our use of cookies. Please read our PRIVACY POLICY for more information on the cookies we use and how to delete or block them.
  • Auditi i brendshëm

Auditimi i brendshëm

Pavarësisht nëse është kërkesë ligjore ose jo, ne mund t’ju ndihmojmë për të përmbushur objektivat tuaja duke sjellë një qasje sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin e menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe proceseve të drejtimit.

Për shumë organizata, kontraktimi (outsourcing) i një pjese ose të gjitha proceseve të auditimit të brendshëm është qasja më efektive për realizimin e këtij procesi me një cilësi të lartë.

BDO ka kapacitet për të ofruar ekspertizë në të gjitha fushat specifike të nevojshme për një auditim të brendshëm të plotë. Shkalla e lartë e ekspertizës që disponon BDO mundëson strukturimin e ekipeve tona në mënyrë që të ofrohet kombinimi më i mirë i aftësive specifike dhe eksperiencës për të kryer:

  • Planifikim auditimi bazuar mbi rrezikun
  • Auditim financiar
  • Auditim i pajtueshmërisë
  • Auditim operacional
  • Auditim IT
  • Auditim i performancës
  • Investigime.

Shërbimi ynë gjithashtu mbështet Bordet mbikëqyrës, Komitetet e Auditimit, Riskut si dhe Drejtuesit Ekzekutivë në:

  • Krijimin për herë të parë të funksionit të auditimit të brendshëm
  • Vlerësimin e pavarur të funksionit të auditimit të brendshëm
  • Këshillime për Komitetet e Auditimit dhe Riskut.