This site uses cookies to provide you with a more responsive and personalised service. By using this site you agree to our use of cookies. Please read our PRIVACY POLICY for more information on the cookies we use and how to delete or block them.
  • Shërbime Financiare

Shërbime Financiare

Industria financiare është nën presion të vazhdueshëm nga ndryshimet e shpeshta në legjislacion, rritja e mbikëqyrjes, rritja e konkurrencës, etj.

Njësia e BDO-së në industrinë financiare bazohet në përvojën e thellë që ajo ka në këtë industri duke ndihmuar klientët në një mjedis dinamik dhe konkurrues. Profesionistët tanë ofrojnë shërbime auditimi, taksa dhe konsulenca financiare për një gamë të gjerë institucionesh financiare, banka, insitucione financiare jo-banka, dhe kompanive të sigurimeve. Ne ofrojmë udhëzime proaktive dhe shërbime me vlerë të shtuar për klientët tanë, duke përfshirë shërbime që lidhen me pajtueshmërinë rregullatore dhe asistencë gjatë procesve gjyqësore.

Në të gjitha këto segmente, BDO sjell njohuritë e saj mbi kompleksitetin e industrisë financiare dhe sfidave unike me të cilat përballen klientët tanë. Të mbështetur nga një rrjet global që përfshin më shumë se 150 vende, ne jemi në gjendje për të përmbushur nevojat tuaja si brenda vendit ashtu edhe jashte vendit.