This site uses cookies to provide you with a more responsive and personalised service. By using this site you agree to our use of cookies. Please read our PRIVACY POLICY for more information on the cookies we use and how to delete or block them.
  • Transferimi i çmimit

Ne mund t’ju ndihmojmë të ktheni vështirësitë në mundësi.

Vendet në të gjithë botën janë duke aplikuar rregulla më të rrepta dhe duke shqyrtuar në mënyrë më të hollësishme praktikat e transferimit të çmimit. Vendet në zhvillim për shembull, po demostrojnë një gatishmëri në rritje për të sfiduar transaksione të tilla. Por edhe pse kompanitë përballen me një mjedis gjithnjë e më të pasigurt, kompleksiteti në transferimin e çmimit ofron një shumëllojshmëri mundësish për të optimizuar fitimet, rritur flukset e mjeteve monetare dhe administruar taksat.

Praktika e Transferimit të Çmimit të BDO ndihmon kompanitë dhe degët e tyre të menaxhojnë çështjet unike tatimore të brendshme dhe ndërkombëtare që lidhen me problemet e përcaktimit të çmimit brenda kompanive të lidhura. I përbërë nga ekonomistë, ekspertë të taksave dhe analistë financiarë, ekipi ynë multidisiplinar ofron një gamë të gjerë shërbimesh si planifikimi, pajtueshmëria, mbrojtja e auditimit, dhe shërbime standardizimi (benchmarking). Në të gjitha rastet, profesionistët tanë punojnë për të zhvilluar politika të transferimit të çmimeve që janë të justifikueshme, fleksibël, dhe në përputhje me strategjitë e përgjithshme të planifikimit tatimor të klientëve tanë.