This site uses cookies to provide you with a more responsive and personalised service. By using this site you agree to our use of cookies. Please read our PRIVACY POLICY for more information on the cookies we use and how to delete or block them.
  • Taksat dhe konsulenca fiskale

Taksat dhe konsulenca fiskale

BDO mbulon të gjithë gamën e konsulencës fiskale dhe shërbimet e tjera të lidhura me to. Përtej shërbimit klasik të llogaritjes së taksave, rëndësi të veçantë i është dhënë edhe konsulencës fiskale për shkak të kompleksitetit gjithnjë e në rritje të ligjeve tatimore, me qëllimin e qartë për të minimizuar barrën fiskale afat gjatë.

Klientët tanë gjithashtu vlerësojnë ekspertizën tonë në të gjitha fushat, përfshirë dhe fusha të tilla si tarifat doganore dhe taksimi i dyfishtë.

Çështjet e taksave, juridike dhe të biznesit shpesh janë të lidhura me transaksionet e biznesit, të ristrukturimit, me planet e fillimit të një biznesi të ri ose të vazhdimësisë së tij. Ne i përmbushim këto sfida me ekipe multidisiplinore të auditorëve, të këshilltarëve të taksave, specialistëve të investimeve, etj.

Pajtueshmëria fiskale

Për të përmbushur të gjitha detyrimet e deklarimeve tatimore, ne ju mbështesim përmes procesit të hartimit të deklaratave tatimore të biznesit dhe personale si dhe me të gjitha veprimet  proceduriale që lidhen me to. Ne mund t'ju ndihmojmë në përgatitjen e deklaratës së tatim fitimit, taksave të ndryshme të biznesit, TVSH-së ose tatimin mbi të ardhurat personale, njëkohësisht duke trajtuar edhe elektronikisht dorëzimin në organet tatimore.

Mbështetje gjatë kontrolleve tatimore

Ne ju mbështesim në diskutimin e çështjeve me organet tatimore dhe mbrojtjen kundër vlerësimeve të gabuara nga kontrollet tatimore.

Kur është e nevojshme, ne depozitojmë dokumentat juridike të kërkuara kundër vlerësimeve tatimore për të mbështetur interesat e klientëve tanë përballë gjykatave.