This site uses cookies to provide you with a more responsive and personalised service. By using this site you agree to our use of cookies. Please read our PRIVACY POLICY for more information on the cookies we use and how to delete or block them.
  • Industritë

Shërbime Financiare

Shërbime Financiare

Njësia e BDO-së në industrinë financiare bazohet në përvojën e thellë që ajo ka në këtë industri duke ndihmuar klientët në një mjedis dinamik dhe konkurrues. Profesionistët tanë ofrojnë shërbime auditimi, taksa dhe konsulenca financiare për një gamë të gjerë institucionesh financiare, banka, insitucione financiare jo-banka, dhe kompanive të sigurimeve. Ne ofrojmë udhëzime proaktive dhe shërbime me vlerë të shtuar për klientët tanë, duke përfshirë shërbime që lidhen me pajtueshmërinë rregullatore dhe asistencë gjatë procesve gjyqësore.

Sektori Publik

Sektori Publik

Praktika e Sektorit Publik të BDO-së ju shërben një numri të madh klientësh në të gjithë nivelet e qeverisjes. Përveç klientët tanë të qeverisë qendrore dhe lokale, ne gjithashtu i shërbejmë një numri të madh të strukturave, shoqatave dhe organizatave qeveritare, duke u bazuar në përvojën tonë të gjerë për të ofruar zgjidhje inovative.

Sektori i shitjes me pakicë dhe produkteve të konsumit

Sektori i shitjes me pakicë dhe produkteve të konsumit

Praktika e BDO në sektorin e konsumit i kupton faktorët që kanë riformuar industrinë e shitjes me pakicë. Përmes shërbimeve të auditimit, taksave, dhe konsulencës, BDO ju shërben një shumëllojshmërie biznesesh në industrinë e produkteve të konsumit dhe industrinë ushqimore dhe të pijeve.

Energjia dhe Burimet Natyrore

Energjia dhe Burimet Natyrore

I gjithë sektori energjitik në Shqipëri është duke pësuar ndryshime të mëdha. Decentralizimi i prodhimit, rritja e pjesës së tregut të energjisë së rinovueshme, presioni i kostove të larta, liberalizimi i tregut dhe objektivat ambicioze të ndryshimeve klimatike janë arsyet kryesore të këtyre ndryshimeve. Këta faktorë paraqesin sfida ekonomike dhe teknike të pa hasura më parë nga operatorët e rrjetit dhe furnizuesit, por, në të njëjtën kohë, ato u ofrojnë aktorëve të tregut dhe një sërë mundësish të reja.

Hoteleria, kazinotë e lojrat e fatit dhe argëtimi

Hoteleria, kazinotë e lojrat e fatit dhe argëtimi

Nxitur nga përmirësimi i trendeve ekonomike dhe sjellja e re e konsumatorit, ndryshime të shumta janë duke bërë presion mbi industrinë e lojrave të fatit, hotelerisë dhe argëtimit. Për kazinotë, numri i bashkimeve është rritur duke u zgjeruar ndërkombëtarisht. Kompanitë janë duke u bashkuar së bashku për të fituar më shumë pjesë të tregut dhe për të zvogëluar konkurrencën. Ndërkohë që hotele dhe resorte të reja vazhdojnë të ndërtohen, bizneset janë duke menduar për hapat e ardhshëm, duke vëzhguar nga afër preferencat e kohës.

Prodhimi dhe shpërndarja

Prodhimi dhe shpërndarja

BDO kupton sfidat dhe ofron shërbime të integruara, të përshtatura posaçërisht për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Nga çështjet e taksave tek due diligence për të blerë një kompani, ne mund t’ju ndihmojmë me problematikat me të cilat përballet biznesi juaj. Ne jemi të përgatitur në çështjet e kontabilitetit me të cilat përballet industria e prodhimit dhe e shpërndarjes në treg, si dhe çështjet rregullatore dhe të pajtueshmërisë në çdo fushë në të cilën ju operoni, nga çështjet e likuiditetit tek kostot e punës.

Pasuritë e patundshme dhe ndërtimi

Pasuritë e patundshme dhe ndërtimi

Ne punojmë ngushtë me klientët për të gjetur zgjidhje për çështjet e industrisë, duke përdorur ekspertizën tonë në çdo fushë nga auditimi dhe këshillat për biznesin deri tek taksat mbi fitimet, kapitali dhe kontabilitetin e kostos, për të ndihmuar klientët tanë të rriten, madje edhe në tregun e trazuar të sotëm.

Teknologjia, media dhe telekomunikacioni

Teknologjia, media dhe telekomunikacioni

Inovacioni është elementi kryesor për të patur sukses në industrinë e informacionit dhe teknologjisë. Në një ambient me rregulla dhe modele të biznesit në ndryshim të vazhdueshëm, praktikat e shëndosha fiskale dhe qasje në kapital janë më të rëndësishme se kurrë.

Fondacionet dhe organizatat jo- fitimprurëse

Fondacionet dhe organizatat jo- fitimprurëse

Në të gjitha llojet e organizatave jo-fitimprurëse, edhe pse parimet themelore të veprimtarisë mbeten të njëjta, ka ende çështje të financimit dhe efikasitetit të cilat mund të cënojnë vazhdimësinë e tyre. BDO mund të ofrojë zgjidhje që trajtojnë shqetësime në fushat kyçe dhe ndihmojnë organizatën të bëhet aktive në çështjet e menaxhimit dhe në marrëdhëniet me përfituesit.