This site uses cookies to provide you with a more responsive and personalised service. By using this site you agree to our use of cookies. Please read our PRIVACY POLICY for more information on the cookies we use and how to delete or block them.
  • Ristrukturimi i bizneseve dhe Likuidimi

Ristrukturimi i bizneseve dhe Likuidimi

Bizneset mund të gjenden në vështirësi edhe si rezultat i situatave mbi të cilat ato nuk kanë kontroll. Ndonjëherë mund të jetë rezultat i një njësie operative që çon gjithë organizatën në vështirësi. Cilido qoftë shkaku, perspektiva e mbylljes së biznesit ose nxjerrja e një biznesi për shitje është tronditës për këdo, sidomos kur ju jeni tashmë duke vepruar në një mjedis stresues.

Si specialist për rimëkëmbjen dhe rritjen e aftësisë paguese, qëllimi ynë është të shpëtojmë kompaninë dhe të shmangim procedurat formale të mbylljes. Ne besojmë se situata është e rikthyeshme dhe ristrukturimi financiar minimizon humbjen si financiare ashtu dhe emocionale. Vazhdimësia e biznesit është qëllimi ynë përfundimtar.

Në BDO, ne punojmë me bizneset për të ndihmuar në mënyrë proaktive menaxhimin e pozicionit dhe mbrojtjen e interesave tuaja. Ekspertët tanë kanë njohuri teknike për ta rikthyer një biznes dhe njohuri të industrisë për të siguruar suksesin afatgjatë në një gamë të gjerë të sektorëve të biznesit.

Ne gjithashtu sigurojmë mbështetje për kreditorët, duke ju ndihmuar të vlerësoni vazhdimësinë e qëndrueshme të një biznesi, të identifikoni mënyrat për të maksimizuar fitimet, të kryeni komunikime me klientët dhe të ndërmerrni procedurat formale.